real estate menu left
real estate menu right
point logo

Home Kurset Gjuhë gjermane
Gjuhe gjermnane
Gjuha gjermane

 

 

Keni vendosur të udhëtoni për Gjermani dhe ju duhet të jepni provimin për fitim të certifikatës që do ju duhet për vizë familiare, urdhëroni në “Point”, sepse me mundin tonë maksimal dhe të tuajin në të njejtën kohë keni të grantuar kalimin e provimit.

Si cdo gjuhë tjetër në “Point” do të gjeni edhe kurse për mësim të gjuhës gjermane.

 Edhe atë në disa nivele nvarësisht nga nevojat tuaja, dhe në disa mënyra në të njejtën kohë, do të mund të mësoni në mënyrë grupore që përfshin katër orë në javë , pra dy ditë në javë nga dy orë, kurse intensive grupore që juve ju jepet mundësia të zgjidhni intensitetine e mësimit dhe gjithashtu edhe kurse individuale.

Në shkollën tonë mbahen kurse për niveli A1,A2,B1 dhe B2 si dhe C1 dhe C2  të gjuhës gjermane. Mënyra e të mësuarit është interaktive dhe përfshinë disa metoda.Përvec ligjëratave klasike ku meren njohuritë themelore duke filluar nga alfabeti i gjuhës dhe në vijim, gjithashtu librit që shfrytëzohet për punë pra Schritte International i është bashkangjitur edhe CD me pjesët për dëgjim që përforëcojnë të komunikuarit. Ky libër është i rekomanduar nga Instituti Goethe, përgjegjës për provimet për vizë familiare në Maqedoni.

Gjithashtu kursistët mësohen që të shkruajnë ese të shkurtëra në lidhje me përjetimet personale, biografi të shkurtër, dhe të shprehin mendime të ndryshme për cështje të jetës së përditshme.Niveli parë pra përfshinë këta pjesë: të lexuarit, pjesën me shkrim (ese të shkurtëra), të dëgjuarit, dhe identifikimine objekteve të ndryshme.

Pas përfundmit të nivelit kursistët pajisen me certifikatë përkatëse për nivel të përfunduar dhe për kursistët që hyn në test për vizë familiare gjithashtu marin edhe certifikatë nga Goethe Instituti.

Niveli I dytë përfshinë avancim në të mësuar edhe atë kalohet nga njësitë themelore gramatikore në ato më të zgjeruara, shtohet bagazhi i fjalorit, avancim në të komunikuar me cka kursistët priten pas përfundimit të nivelit të jenë të aftë të komunikojnë në gjuhën gjermane dhe aftësi të mira të shkrimit.

Me ne e keni të kaluar provimin!

Me ne mesohet gjermanishtja me se miri!

 

 

 




Powered by Point School.